Sot në Bruksel mbahet konferenca e donatorëve për ta ndihmuar Shqipërinë pas dëmeve të tërmetit

Sot në Bruksel mbahet konferenca e donatorëve për ta ndihmuar Shqipërinë pas dëmeve të tërmetit

Bashkimi Evropian sot do të mbajë konferencën e donatorëve për Shqipërinë. Takimi në Bruksel mbahet për të dhuruar fonde për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas dëmeve të tërmetit. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur optimist se në këtë konferencë do të mblidhet një shumë e përafërt me dëmet e shkaktuar nga tërmeti. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen më herët ka deklaruar se BE dëshiron të ndihmojë në rindërtimin e Shqipërisë, e cila pësoi dëme të konsiderueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit që la shumë njerëz pa kulm mbi kokë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri shpërthen në Kuvend: “A jemi vendi më i pasur në Evropë që s’po veprojmë për çmimin e naftës?”

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër Qeverinë gjatë seancës së …