Sot në Ferizaj nderohet së dëshmorit Lulzim Guta ndërsa në Hallaq të Lipjanit zbulohet shtatorja e dëshmorit, Arsim Zeqiri

Sot në Ferizaj nderohet së dëshmorit Lulzim Guta ndërsa në Hallaq të Lipjanit zbulohet shtatorja e dëshmorit, Arsim Zeqiri

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj njofton për dy aktivitete që do të zhvillohen sot me 28 shtator 2018. Të nderuar bashkëqytetarë, familjarë të dëshmorëve të kombit, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, në nder të 20 vjetorit jubilar të “Epopesë së Jezercit”, njoftoheni edhe për dy aktivitete shtesë, si në vijim: – pas homazheve në Ferizaj, në Jezerc në vendin e rënies së dëshmorit Lulzim Guta, do të mbahet një program; – ndërsa në fshatin Hallaq të komunës së Lipjanit, në ora 12:00 do të bëhet zbulimi i shtatores së dëshmorit Arsim Zeqiri. Ju ftojmë të jeni pjesë edhe e këtyre aktiviteteve! Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për liri – thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Sot, edhe nga këtu, po u themi qartë: ata nuk janë vetëm

Organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, sot në Prishtinë u orginizu aktiviteti për nisjen llogaritjen …