Sot në Gjakovë përkujton dëshmorët e kombit Fatmir Kërleshi e Xhevat Hoxha të rënë në demostratat e vitit 1990

Sot në Gjakovë përkujtohen dëshmorët e kombit Fatmir Kërleshi e Xhevat Hoxha të rënë në demostratat e vitit 1990

Në Gjakovë sot përkujtohen  dëshmorët e kombit Fatmir Kërleshi e Xhevat Hoxha të cilët para 30 vitesh u vranë në demonstratat e dimrit të vitit 1990 në afërsi të parkut që tashmë quhet “Parku i Lirisë” në lagjen “Gecë”. Ata u rreshtuan mes dallëndysheve të para të lirisë së Kosovës të cilët me guximin dhe trimërinë e tyre ju kundërvunë haptas shtypjes dhe hegjemonizmit sllav. Në nderim të veprës së dy dëshmorëve sot janë bërë homazhe në varrezat e qytetit të Gjakovës, ndërsa në orën 12:00 u bë zbulimi i pllakës përkujtimore pranë vendit të rënies.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti kanadez Kyle Seeback uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e Kanadasë

Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjatë një fjalimi në …