Sot në Gjermani fillon samiti tre ditor i shtatë shteteve më të industrializuara të botës i njohur si grupi G7. Për të marrë pjesë në këtë takim të nivelit më të lart, në Gjermani ka arritur edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden. Njoftohet se temë qendrore e këtij samiti do të jetë lufta në Ukrainë, pasojat e saj dhe ndihma që duhet dhënë Ukrainës. Samiti i G7, do të mbahet nga 26 deri më 28 qershor në Slos Elmau, Bavaria e Epërme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
