Peter Bayer: Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovës

Sot në Gjermani po mbahen zgjedhjet për pasuesin e kancelares Angjela Merkel pas 16 vite të saj në pushtet

Sot në Gjermani po mbahen zgjedhjet për pasuesin e kancelares Angjela Merkel pas 16 vite të saj në pushtet. Sipas sondazheve të fundit, dallimi ndërmjet partive kryesore ishte shumë i vogël, ndërkohë që shumë votues ishin ende të pavendosur. Armin Laschet është kandidati për kancelar i bllokut CSU/CSU. Ai u nominua për këtë post në janar, por me kalimin e kohës, mbështetja për të ka rënë. Ndërkohë, gjithshnjë sipas sondazheve, ndaj kandidatit të SPD-së, Olaf Scholz, që ka qenë ministër i Financave dhe zëvendës i Merkelit, është rritur mbështetja gjatë verës.  Një koalicion tjetër i mundshëm është vazhdimi i koalicionit aktual CDU/CSU-SPD, ku ndoshta do të bënin pjesë edhe të Gjelbrit apo Demokratët e Lirë (FDP). Sipas sondazheve, të Gjelbrit, janë partia e tretë, dhe kandidate për kancelare kanë Annalena Baerbock. Gjatë debateve mes kandidatëve për psotin e kancelarit të Gjermanisë, kanë dominuar çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, pensionet, taksat, rroga minimale, kujdesi shëndetësor, edukimi, migrimi dhe digjitalizimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …