Sot në Gjykatën e Prishtinës ka filluar shqyrtimi gjyqësor lidhur me organizatën e quajtur, “Syri i Popullit” me ç’ rast janë akuzuar për vepra penale: Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirie Luzha, dhe Rexhep Topllana. Kryetarja e trupit gjykues Naime Krasniqi-Jashanica Mori vendim që seanca të jetë e hapur për publikun ndryshe prej herës së kaluar kur ishte mbyllur. Gjatë deklaratave të tyre para trupit gjykues të gjithë të akuzuarit e deklaruan pafajësinë e tyre. Veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Sadri Ramabaja ka deklaruar se ky proces gjyqësor kundër tij ai nuk është tjetër veçse një viktimë e politikës. Gjykimi po vazhdon.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
