KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNJ: Manifestimi në Gazimestan ishte paraqitje e skajshme e radikalizmit fetar serb dhe radikalizmit politik

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut ka reaguar lidhur me festimin e festës së Vidovdanit javën e kaluar në Gazimestan.“Vërejtjet e KMDLNj-së janë se ky procesion fetar nuk ishte i tillë por ishte shprehje dhe nxitje e urrejtjes nacionale, thirrje për luftë për kthimin e Kosovës, e përcjellë me ikonografi shoveniste, slogane dhe parulla të urrejtjes, me një fjalë , ishte paraqitje e skajshme radikalizmit fetar serb dhe radikalizmit politik. KMDLNj e dënon çdo ekstremizëm, qoftë fetar, politik apo tjetër dhe kërkon që ndaj tyre të ndërmerren të gjitha masat që parashihen me ligj mirëpo fuqishëm e kundërshton dhe gjykon zbatimin e standardeve të dyfishta që e lufton vetëm njërin ekstremizëm, në rastin konkret atë islam kurse e amniston apo lejon të veprojë lirshëm ekstremizmin e Kishës Ortodokse serbe”, thuhet mes tjerash në reagimin e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …