leoni

Sot në Gjykatën Speciale, ka vazhduar gjykimi në rastin e pretenduar penal kundër kreut të UÇK-së me dëshmitë e Rrustem Mustafës

Sot në Gjykatën Speciale, ka vazhduar gjykimi në rastin e pretenduar penal kundër kreut të UÇK-së me dëshmitë e Rrustem Mustafës

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë,  ka vazhduar  gjykimi në rastin e pretenduar penal kundër kreut të UÇK-së me dëshminë e  ish-komandantit të  Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi. Ai qysh dje ka filluar dëshminë e tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale. Me këtë rast  është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe në fillim ka treguar se më 15 shtator ka qenë dita e parë kur ka marrë pjesë në betejën e Kaçandollit. Remi është pyetur nga Prokuroria për disa dokumente që flisnin  për raportet që duhet të kenë zonat e ndryshme me vëzhguesit e OSBE-së. Në pyetjen e prokurores, Lawson, se e ka takuar Hashim Thaçin në Likoc të Drenicës, Remi është përgjigjur  se  Likoci ka qenë qendër e UÇK-së dhe aty ka pasur shumë bashkëluftëtarë, ka mundur të jetë edhe ndonjëri tjetër. Por e rëndësishme ka qenë se unë kam shkuar për t’ u takuar me Kadri Kastratin, dhe marrjen e tij në zonën time.  I pyetur për njësitin BIA  Rrustem Mustafa  ka thënë se ai njësit ka qenë e  themeluar para Brigadës 153 dhe besoj që kjo njësi ka ndihmuar në formimin e kësaj brigade. Kanë vepruar ndaras por nuk e di momentin kur janë ndarë, e di që njësia BIA ka qenë njësi e veçantë, që ka mundur t’i raportojë Zonës Operative të Llapit mua dhe shtabit tim, është përgjigjur mes tjerash  ish ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …