Enver Hoxhaj: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës sinonim të lirisë dhe pavarësisë

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes për katër krerët e UÇK-së

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes për katër krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Konferenca pritet të fillojë në orën 14:30. Katër ndër krerët kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej nëntorit të vitit të kaluar po mbahen në paraburgim, në burgun e Sheveningenit, në Holandë, të akuzuar gjoja për krime lufte. Kjo gjykatë e cila synon të dënojë vetëm pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po ballafaqohet me shumë mangësi, me shumë paqartësi, duke u mbështetur vetëm në dëshmitarë të instruktuar, të mbrojtur dhe pa identitet publik dhe dita ditës, duket se po e kupton se krijimi i kësaj gjykate që nga fillimi është bërë vetëm për ta “rehabilituar” luftën e Serbisë kriminale, e cila dihet botërisht se  ka shkaktuar katër lufta kundër kroatëve, boshnjakëve myslimanë, shqiptarëve dhe sllovenëve, në ish-Jugosllavi.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …