Më 4 shkurt, në Gjykatën Speciale mbahet konferenca kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, vazhdon gjykimi kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi

Sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, po  vazhdon gjykimi  kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Dihet se deri tani ka përfunduar dëshminë dëshmitari i shtatë i Prokurorisë. Ashtu sikur edhe dëshmitarët paraprakë edhe  i fundit kanë dhenë dëshmitë  e tyre, të seanca të mbyllura, gjoja për shkak se po u rrezikuakan nga të pandehurit, edhe pse ata vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Në këtë çështje gjyqësore, Trupi Gjykues më 6 qershor rrëzoi kërkesën e Prokurorisë,  për t’i tërhequr vërejtje, avokatit, Dastid Pallaska, lidhur me  deklaratat e tij publike në medie. Trupi Gjykues konstatoi se deklaratat e z. Pallaska për RTK-në,  ndonëse shpesh të pabazuara dhe të pasakta, nuk ishin përpjekje për të çorientuar qëllimisht publikun, apo për të ndikuar në vendimin e Trupit Gjykues dhe as nuk u nxor informacion konfidencial, ashtu sikur pretendon Prokuroria.

Kontrolloni gjithashtu

Bram Vreugdenhil

Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë

Gjykata speciale në Hagë ka nënshkruar një marrëveshje me Mbretërinë e Belgjikës, përmes së cilës …