Në Kompleksin e Dëshmorëve, në Gllogjan, u bënë homazhe për Heroinën e Kombit, Fetnete Ramosaj

Sot në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan, në mesin e qindra të pranishmëve sot u përkujtua veprimtarja, luftëtarja e lirisë, studjuesja, Heroina e Kosovës Fetnete Ramosaj, në 4 vjetorin e ndarjes nga jeta. Familjarë, bashkëluftëtarë, miq e bashkpunëtorë nderuan me disa çaste heshtjeje Heroinën Fetnete Ramosaj .

I burgosuri politik luftëtari i UCK-së, Salih Lajçi, para të prnishmëve kujtoi me pietet jetën dhe veprën e Fetnete Ramosajt. Fetnetja ishte zëri i UÇK-së, ajo përmes Radios Kosova e Lirë përçoi fjalët e saj luftën e UÇK-së, heroizmin e dëshmorëve dhe i dha dimension të merituar, tha ndër të tjera Lajçi, para te pranishmëve.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK-së, dega në Deçan: Me 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00, varroset Zyme Mazrekaj

Njoftim: Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së – dega në Deçan njofton me pikëllim …