Sergei Rjabkov, akuzon Amerikën për përfshirje të drejtpërdrejtë në një luftë hibride kundër Rusisë në mënyra të ndryshme

Sergei Rjabkov, akuzon Amerikën për përfshirje të drejtpërdrejtë në një luftë hibride kundër Rusisë në mënyra të ndryshme

Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Rjabkov, akuzon Uashingtonin për përfshirje të drejtpërdrejtë në një luftë hibride kundër Moskës në mënyra të ndryshme. Për fat të keq, tashmë po flitet gjithnjë e më shumë për kërcënimin e një konflikti bërthamor. Sa në mënyrë të pamatur, provokuese dhe në shumë aspekte absolutisht arrogante, kundërshtarët tanë amerikanë po ngjitin shkallët e përshkallëzimit të konfliktit, sa të verbuar janë nga besimi i tyre absolutisht absurd dhe i pabazë në aftësinë për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë. Kjo është një lojë me zjarrin në kuptimin e vërtetë të fjalës”, u shpreh zëvendës ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov. Ai  foli edhe për Traktatin, New Start, për menaxhimin e armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ajo marrëveshje nuk ka vdekur, por është në terapi intensive. Kryetari i Rusisë Vladimir Putin njoftoi tërheqjen nga ky pakti. Ministria e jashtme ruse pretendon se Ukraina po kërkon të eliminojë besimin ortodoks nga vendi.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …