Sot në Komunën e Burimit nis fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Sot në Komunën e Burimit nis fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Sot në Komunën e Burimit nis fushata zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Me vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor fushata do të zgjasë 5 ditë, ku dita e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore, ndërsa qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimin të dielën më 17 dhjetor. Gara zgjedhore për kryetar të Burimit zhvillohet në mes kandidatit të AAK-së, Gani Dreshaj dhe atij të LDK-së, Haki Rugova. Rivotimi në këtë komunë do të mbahet pas vendimit të PZAP-së i cili ka pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë.

Kontrolloni gjithashtu

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Moment vendimtar për ekzistencën, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sot 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, …