Kuvend i Kosoves

Sot në Kuvend opozita ka kritikuar Qeverinë, lidhur me aksionet në Veri dhe injorimin e gazsjellësit amerikan

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë, lidhur me aksionet ne veri dhe injorimin e gazsjellësit amerikan. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj ka thënë se në veri të Mitrovicës nuk ka siguri. Duke folur në Kuvend për dy aksionet e njësive speciale të Policisë së Kosovës lidhur me zbatimin e reciprocitetit për targat me Serbinë dhe për luftimin e kontrabandës, Haradinaj ka thënë se Kosova pas këtyre dy aksioneve është më e dobët në këtë pjesë të vendit. Kemi parë dy operacione policore në veri të vendit, dhe pas këtyre dy operacioneve ka ndodhur përkeqësim i gjendjes sa i përket rendit dhe ligjit në siguri dhe dobësim i shtetit ligjor. Pas dy herëve që ka operuar Kosova në veri me policinë e vetë, të dy herët kemi dalë të dobët”, tha Haradinaj sot në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …