Sot në Malishevë u përurua Stadiumi, “Liman Gegaj”

Sot në Malishevë u përurua Stadiumi, “Liman Gegaj”

Sot në Malishevë ka qenë një festë sportive, pasi për herë të parë qyteti u bë me stadium. Me këtë rast është organizuar edhe një ceremoni, ku krahas sportistëve malishevas, morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, Ministri i MPMS-së, Skënder Reçica, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, pastaj zëvendësministri i MKRS-së, Rexhep Mazreku, zëvendësministri i MBPZHR-së, Vesel Krasniqi dhe zëvendësministri i MPMS-së, Çerkin Dukolli, zyrtarë të Komunës së Malishevës, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, dhe sportdashës së shumtë.

“Kemi bërë një punë të mrekullueshme për të rinjtë dhe sportistët e Malishevës. Këtu po e shoh Fadil Vokrrin, këtu po i shoh sportistë e së ardhmes. Kjo është një vepër e madhe e sportit dhe uroj që ju sportistë të arrini rezultate, ndërsa ne do të vazhdojmë të krijojmë infrastrukturën e nevojshme për ju, dhe nuk do të ndalemi”, tha Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e hapjes së stadiumit “Liman Gegaj”.

“Këtu jemi për ta përuruar këtë stadium, i cili është në mesin e shumë stadiumeve tjera, që jemi duke ndërtuar në tërë vendin. Kjo vepër është rezultat i bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, që e kemi bashkë financuar ndërtimin e tij. Ky është përkushtim i yni për rritjen e sportit dhe krijimin e kushteve për sport, andaj jo rastësisht reprezentacioni ynë tregoi rezultat të mirë në ligën e kombeve, sepse ne po investojmë fuqishëm në sport, përfshi edhe futbollin dhe infrastrukturën e nevojshme për futboll”, tha ministri i MKRS-së, Skënder Reqica.

Edhe kryetari i shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, i ka uruar për stadiumin dhe për emrin që mbanë stadiumi. “Vlerësimi për dëshmorët, është ecje përpara”, tha Jashari.

Sportdashësit malishevas i ka uruar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti.

Më pas, është bërë prerja e shiritit si dhe është zhvilluar një ndeshje miqësore, mes KF “UV Malisheva” dhe KF “Dardana”, ku topin e parë, simbolikisht e nisën nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, që njihet edhe si sportistë dhe sportdashës dhe kryetari i KF “UV Malisheva”, Afrim Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …