Në moshën 85-vjeçare vdiq dhe u varros intelektuali dhe atdhetari i denjë, Beqir (Hazir) Lutfiu nga Prekazi i Epërm

Në moshën 85-vjeçare vdiq dhe u varros intelektuali dhe atdhetari i denjë, Beqir (Hazir) Lutfiu nga Prekazi i Epërm

Beqiri ishte intelektual i kohës, punëtor arsimi, atdhedashës i dëshmuar, i dënuar politik dhe i emigruar politik, në Francë. Ishte njeri i qetë me urtinë e fjalës së tij të linte përshtypjen e një njeriu me zemër të madhe.  Fliste pak, dëgjonte me vëmendje, analizonte me shumë përpikëri situatën politike.

Beqiri, ishte optimist, ai fliste gjithmonë për fitoren e popullit tonë si të vetmen rrugë për zgjedhjen përfundimtare të çështjes shqiptare në Ballkan, liri dhe bashkim kombëtar, si e vetmja zgjedhje e pashmangshme.

Ishte  dënuar me grupin e Adem Demaçit me 1960. Personalisht Adem Demaçi e kishte angazhuar Beqirin që të punonte me rininë për të përgatitur grupin e një kryengritje të mundshme të armatosur. Beqiri, kishte vuajtur 3 vite burg politik, më vonë kishte emigruar në Francë, ku kishte qëndruar 5 vjet. Jeta e kishte përplasur atë ashtu si edhe të gjithë gjeneratën e tij atdhedashëse, një jetë me plotë vuajtje e peripeci. Ai, ishte përkrahës i pa kompromis i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e donte më shumë se jetën, lirinë e Kosovës.

Një gjë që do të më mbetet në kujtesën time përherë: Beqir Lutfiun, që nga rinia ime e hershme, kur edhe e kam kuptuar dhe respektuar, atë njeri, as edhe një herë të vetme nuk e kam dëgjuar, që të fliste keq për dikë, kundër dikujt, as të stiste, as të urrente, as të kishte smirë, as të fliste prapa shpinës për të tjerët. Beqiri gjërat t’i thoshte nder sy dhe troç e shqip. Ai ishte gjithmonë serioz, nuk i trembej syri nga pushtuesi dhe nuk zmbrapsej kurrë nga qëllimi ynë kombëtar. Ai kurrë nuk u ankua nga hallet e kësaj jete, mbi të gjitha, ai gjithmonë thoshte: ne do të fitojmë dhe liria jone kombëtare është e pashmangshme. Beqir Lutfiu ishte gjithmonë optimist.

Përjetë i paharruar kujtimi për Beqirin tonë të urtë!

  1. 7. 2021

Mehmet Bislimi

Kontrolloni gjithashtu

Interpelancë në parlamentin e Zvicrës, nga qeveria zvicerane kërkohet përgjigje për procedurat e gjata kundër ish-presidentit Thaçi

Interpelancë në parlamentin e Zvicrës, nga qeveria zvicerane kërkohet përgjigje për procedurat e gjata kundër ish-presidentit Thaçi

Miku i Kosovës, deputeti i Parlamentit të Zvicrës, Reto Nause, i cili është edhe Co-president …