Sot në moshën shtatëdhjetë-vjeçare ka ndërruar jetë, profesor doktor, Sabahajdin Cena

Sot në moshën shtatëdhjetë-vjeçare ka ndërruar jetë, profesor doktor, Sabahajdin Cena

Sot, në moshën shtatëdhjetë-vjeçare, ka ndërruar  jetë, profesor doktor, Sabahajdin Cena, veteran i arsimit ish komandant për moral i Zonës së Pashtrikut, veprimtar dhe shkrimtar i mirënjohur si dhe anëtar i Redaksisë, “Feniksët e lirisë”.

U lind në Rahavec  më 13 mars të vitit 1953.

Sabahajdin Cena ishte ndër intelektualët më të njohur të vendit, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kohën e luftës së UÇK-së por edhe në shtet-ndërtimin e vendit. Nga Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” ka qenë i autorizuar për të hartuar biografitë e dëshmorëve të Zonës Operative të Pashtrikut. Ai ka shkruar dhe ka shkruar e botuar qindra biografi të dëshmorëve e dëshmoreve të luftës së UÇK-së nga kjo dhe zona të tjera.

Jeta dhe vepra e profesor doktor Sabahajdin Cenës ka qenë në shërbim të kombit e atdheut.

Ai ka lënë një trashëgimi të begatshme dokumentare, publicistike e artistike.

Varrimi i trupit të të ndjerit bëhet sot në orën 15.00, në varrezat e Rahavecit.

Me rastin e vdekjes, Drejtoria e Radios-Kosova e Lirë dhe Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” i shprehin  ngushëllime të thella familjes së Sabahajdin Cenës, bashkëluftëtarëve dhe bashkëveprimtarëve të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …