Sot në një vjetorin e vdekjes, është mbajtur një akademi përkujtimore, për ish drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Hajrullah Mazreku

Sot në një vjetorin e vdekjes, është mbajtur një akademi përkujtimore, për ish drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Hajrullah Mazreku

Sot në një vjetorin e vdekjes, është mbajtur një akademi përkujtimore, si dhe është zbuluar pllaka e varrit, për ish veteranin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish drejtorin e Drejtorisë së Administratës në Komunën e Malishevës, Hajrullah Mazreku.

Në këtë akademi, e cila është mbajtur nën përkujdesjen e nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, krahas familjareve, morën pjesë edhe bashkëluftëtari dhe bashkëpunëtori i tij, kryetari i Nismes Social Demokrate, Famir Limaj, kryetari i degës së OVL të UÇK-së, Metush Kryeziu, zyrtarë të qeverisë komunale në Malishevë, bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor të Hajrullahut dhe qytetarë të shumtë të Malishevës, e më gjerë.

Në këtë akademi përkujtimore, në fjalimet e tyre, Hajdin Berisha, Fatmir Limaj, Metush Kryeziu e Januz Mazreku, kanë ndarë kujtimet e tyre me Hajrullahun, për punën dhe jetën e tij, para, gjatë dhe pas luftës, si dhe për punën e tij, si drejtor i drejtorisë për bujqësi, e më pas drejtor i administratës.

Të gjithë folësit, e kanë kujtuar, si një person i cili gjithmonë ka qenë i buzëqeshur, i afërt me njerëz, një luftëtar i mirë, udhëheqës skuadre, i cili ka qenë i angazhuar që në ilegale, një person që asnjëherë nuk është dorëzuar me sfidat e jetës, një biznesmen i suksesshëm dhe shumë humanist.

“Na mungon buzëqeshja e tij që gjithmonë na ka pritur në hyrje të komunës, na mungojnë bisedat dhe angazhimet e tij në çdo fushë, por ne jemi krenar që e njohëm, që punuam e luftuam bashkë. Hajrullahu ka qenë një bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm, një njeri i cili ka dhënë kontribut të madh, edhe si person edhe si familje”, thanë folësit, përderisa ndanë kujtimet e tyre me Hajrullahun, e sidomos, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha,  i cili ka qenë njeriu më i afërt me Hajrullahun, që nga fëmijëria, në studime, në luftë, e së fundmi edhe në qeverisjen komunale.

Më pas në varrezat e qytetit në Malishevë, është bërë edhe zbulimi i pllakës te varri i tij, ku edhe janë bërë nderime dhe homazhe.

Në emër të familjes, të gjithë të pranishmit, i ka falënderuar, Rrahman Mazreku, për organizmin e kësaj akademie, dhe pjesmarrjen në akademi dhe në zbulimin e pllakës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj në Austri: Bedri Hamza u soll si kryeministër, e ka vetëdijen dhe ndërgjegjen e të qenit kryeministër

  Enver Hoxhaj  në Austri: Bedri Hamza u soll si kryeministër, e ka vetëdijen dhe …