Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndimor mban këtë javë stërvitjen “Big Rock”, në pjesën perëndimore të vendit

Sot në Prishtinë fillon Universiteti Veror Ndërkombëtar, mbyllet bulevardi “Xhorxh Bush”

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës- PISU 2023, këtë vit organizon edicionin e 22-të, si një organizim vjetor që ofron një mundësi fantastike për të zgjeruar horizontet e studentëve në 14 kurse të ofruara nga ekspertë ndërkombëtarë. Universiteti i Prishtinës sot do të organizon ceremoninë e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, në rrugën “Xhorxh Bush”, përballë rektoratit të Universitetit të Prishtinës, duke filluar në orën 17:00. “E hapur për studentët ndërkombëtarë dhe kosovarë, PISU shërben si katalizator për takime akademike dhe kulturore, duke tërhequr akademikë dhe studentë ndërkombëtarë në katër kontinente. Në ceremoninë e hapjes së Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës do të marrin pjesë drejtues të universitetit, dekanë, prodekanë, profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, studentë si dhe të interesuar. Për të bërë një ceremoni mirëseardhjeje, Fakulteti i Arteve do të ofrojë një koncert mirëpritës, me prof. Lule Elezi në piano dhe prof. Antonio Gashi në violonçel”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se bulevardi “Xhorxh Bush” i cili gjendet në qendër të kryeqytetit do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve e mjeteve tjera të transportit nga data 03.07.2023 deri më 14 korrik 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …