Ardita Sinani: Vuçiq po e refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore në institucionet shtetërore

Ardita Sinani: Vuçiq po e refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore në institucionet shtetërore

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se emërimi nga ana e Qeverisë së Serbisë i ministrit të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq, për kryetar të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, është edhe një dëshmi e radhës se ky shtet vazhdon të jetë shumë larg vlerave demokratike. Është paradoksale që partia shtet, SNS dhe Aleksandar Vuçiq nxit serbët e veriut të Kosovës që t’i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e në anën tjetër refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore në institucione shtetërore, ka shtuar më tutje Sinani.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Rafuna: Bllokada institucionale i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë, prodhuesit kanë nevojë për mbështetje urgjente

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka deklaruar se bllokada institucionale e vendit …