Aleksandër Lumezi

Sot në Prishtinë me fillim nga ora 18:00 do të protestohet duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi

Një marsh protestues nga ora 18:00 është thirrur për sot në Prishtinë. Iniciativa “Protestoj” ka dy kërkesa kryesore për protestën e sotme: shkarkimin e kryeprokurorit, Aleksandër Lumezi dhe vetting në gjyqësor, shkruan lajmi.net. Protesta është thirrur pak ditë pasi prokurori i dorëhequr, Elez Blakaj akuzoi Lumezin dhe zyrtarë tjerë të institucioneve të drejtësisë për presion. Blakaj pretendonte se Lumezi kishte tentuar ta frikësoj në rastin Pronto dhe gjithashtu te aktakuza për listat e veteranëve. Deri më tani thirrja e shoqërisë civile për protestë në ditën e sotme ka marrë një përkrahje mjaft të madhe.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …