Sot në Prizren fillon aktiviteti i përvitshëm, Java e Lëvizjes për ta shënuar këtë datë me rëndësi të madhe historike

Sot në Prizren fillon aktiviteti i përvitshëm, Java e Lëvizjes për ta shënuar këtë datë me rëndësi të madhe historike

Sot në Prizren fillon aktiviteti i përvitshëm, Java e Lëvizjes, gjatë së cilës do të ketë një sërë aktivitetesh. Java e Lëvizjes nis me përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe e vazhdon deri në ditëlindjen e veprimtarit Ukshin Hotit. Dita e parë është Dita e Lidhjes, e edhe kësaj radhe Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar aktivitete të ndryshme, në qytetin e Prizrenit, për ta shënuar këtë datë me rëndësi të madhe historike e kombëtare. Në orën 17:00 do të hapet një ekspozitë për ngjarjet më të rëndësishme dhe protagonistët e Lidhjes së Prizrenit, afër objektit të Lidhjes, ndërsa në orën 18:00, mbahet një ligjëratë tek objekti i Lidhjes së Prizrenit, nga Elvis Hoxha dhe Donik Sallova. Aktiviteti i tretë do të jetë marshimi me flakadanë, nga Kalaja deri tek objekti i Lidhjes së Prizrenit. Nisja nga Kalaja bëhet në orën 21:00. Në orën 21:40, do të jenë fjalimet përmbyllëse për Ditën e Lidhjes, nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe veprimtari politik nga Sanxhaku, Sulejman Ugljanini. Ndër aktivitetet të tjera do të jetë edhe ai në ora 16:00, kur do të promovohet  libri “Gërsheti i Prerë” i aktivistes Majlinda Bregasi te libraria “Altera” në Prizren.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …