leoni

Sot në Shqipëri ka nisur vaksinimi masiv i qytetarëve

Sot në Shqipëri ka nisur vaksinimi masiv i të gjithë qytetarëve. Në inspektimin e nisjes së vaksinimit masiv kanë marrë pjesë edhe kryeministri, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ai tha se është i bindur ardhshme, por edhe theksoi se mund të realizohet më përpara. “Do të jemi me 4 turne, mos u qani hallin atyre që mezi e kanë pritur këtë ditë sepse ndihen shumë të çliruar psikologjikisht. Jeta e tyre është shtrënguar në mënyrë të jashtëzakonshme, çlirimi i tyre është kënaqësia më e madhe qëkur jam marrë me politikë”, theksoi kryeministri, Edi Rama. Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se qendra e vaksinimit masiv do të mundësojë kryerjen nga 800 deri në 1000 vaksinime në ditë. Planifikohet të kemi 10 poste të vaksinimit, 10 pika të regjistrimit, duke mundësuar kështu një regjistrim të shpejtë të qytetarëve, theksoi ministrja Manastirliu.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …