1 maj

Sot në shumë vende të botës përkujtohet, 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji, Festa ndërkombëtare e Punëtorëve i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882. Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 majin. Përleshje  të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima.  Në Evropë 1 maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …