Brickos

Sot në Skenderaj janë përkujtuar dëshmorët e kombit Beqir, Azem e Faik Hajrizi, si dhe Sabit Ahmetaj

Sot në Skenderaj janë përkujtuar dëshmorët e kombit Beqir, Azem e Faik Hajrizi, si dhe Sabit Ahmetaj

Sot në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, nënkryetari i komunës se Skenderajt Nuredin Lushtaku, drejtorët komunal, familjarët, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta dhe qytetarët, kanë bërë homazhe te varret e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Beqir Hajrizi me djemtë Azemin e Faikun si dhe kushëriri i tyre Sabit Ahmetaj, në nderim të 21 vjetorit të rënies së tyre në altarin e lirisë, pa u tërhequr për asnjë moment nga vija e parë e luftës duke luftuar me armikun tonë shekullor, në mbrojtje të nderit, shtëpisë, fshatit dhe Kosovës. Po sot, në vendin ku kanë rënë dëshmorë, në malet e fshatit Radishevë, është bërë edhe zbulimi i lapidarit, në një ceremoni ku kanë marrë pjesë nënkryetari Lushtaku, familjarët dhe bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, duke përkujtuar dëshmorët, ka shkruar se heronjtë do t’i nderojmë gjithmonë, sepse çdo ditë e jona e jetuar në liri, bëhet falë sakrificës së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …