Sot mbushen 20 vjet nga rënia e tre dëshmorëve të kombi: Mazllum Kastrati , Esat Kastrati dhe Xhafer Vehapi, të zonë së Rahavecit. Më 3 shtator të vitit 1998, nga mëngjesi forcat serbe filluan ta granatonin fshatin Zatriq një nga bazat me strategjike të Ushtrisë Çlirimtare në Zonën e Pashtrikut, ku shumë ushtarë të UÇK-së, hapat e parë i morën në këtë fshat. Në orët e mbrëmjes të 3 shtatorit, në mbrojtje të pozicioneve të UÇK-së, kishin rënë në altarin e atdheut dëshmorë: Mazllum Kastrati , Esat Kastrati dhe Xhafer Vehapi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
