COVID

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 29 raste të reja, janë shëruar 3 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  619  testime  sa janë bërë në nivel vendi, 29  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 3 të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 224 mijë e 473.   Numri i rasteve aktive ka zbritur në  441 të infektuar aktualë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova në udhëkryq politik: mes pazareve të vonuara dhe një krize të paralajmëruar

Kosova po përballet me një tjetër provë të rëndë politike, mes mungesës së kompromisit dhe …