Brickos

Karen Donfried

Ndihmës-Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, gjatë qëndrimit në Tiranë, zhvilloi disa takime

Axhenda e  zyrtares së lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit ka nisur me takimin me kryeministrin Edi Rama, që përfundoi pak çaste më parë. Pas takimit me Ramën, e shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, Donfried i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, ku mbajtur takimin me dy zyrtarët demokratë. Një ditë  para Kuvendit të Sali Berishës që synon të zgjedhë kupolën e re drejtuese  të Partisë  Demokratike, e dërguara e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ka ftuar në takim: Jorida Tabakun, Enklejed Alibeajn dhe Gazmend Bardhin.  Sali Berisha  nuk është  i vetmi  që refuzohet edhe kësaj radhe nga amerikanët. Pak metra me tutje zyrës së Kuvendit ndodhet një tjetër  godinë e rëndësishme në hirearkinë e shtetit, ajo e Ilir Metës, kryetarit të ikje të Shqipërisë, i cili as kësaj  radhe nuk është përfshirë në axhenden e takimeve me zyrtarët e lartë amerikanë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …