Brickos

Mocioni për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë u miratua nga Asambleja Federale Gjermane

Mocioni për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë u miratua nga Asambleja Federale Gjermane

Partitë e Bashkimit të Krishterë mbështetën gjithashtu mocionin e Partisë Social Demokrate, të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë, të cilat formojnë qeverinë. Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë dhe Partia e Majtë, votuan kundër mocionit. Mocioni,  “Mbrojtja e paqes dhe lirisë në Evropë” u miratua me 586 vota “pro” dhe 100 “kundër”, ndërsa 7 deputetë abstenuan. Mocioni i lejon qeverisë të dërgojë armë të rënda dhe sisteme të ndryshme armësh në Ukrainë. Megjithatë, dërgesa e armëve do të vlerësohet në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e NATO-s. Ditmar Barç, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë së Majtë, i cili votoi “kundër” mocionit, paralajmëroi për rrezikun e luftës bërthamore si rezultat i dërgesave të armëve në Ukrainë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …