Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të Mijëvjeçarit, zonjën Sarah Olmstead

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të Mijëvjeçarit, zonjën Sarah Olmstead

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të Mijëvjeçarit në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Sarah Olmsted. Haradinaj ka thënë me këtë rast se  se programi Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve. Kosova ka arritur të ndërtojë demokraci të qëndrueshme dhe të avancojë në zhvillim, falë ndihmës së aleatëve tanë. Kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pazëvendësueshëm dhe programi i Korporatës  është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve”. E falënderova zonjën  Sarah Olmsted për kontributin e shkëlqyeshëm,  që përmes projekteve të shumta, dinamizojnë zhvillimet në forcimin e ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë në vendin tonë, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …