Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Bazuar në nenin 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040 dhe nenin 39 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot u mbajt mbledhja e VI-të me radhë, gjegjësisht mbledhja e IV-të e rregullt e Kuvendit të Komunës. Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi, Hajdar Sutaj, në praninë e anëtarëve të Kuvendit. I pranishëm në mbledhjen e sotme ishte edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, Drejtorët e Drejtorive komunale dhe zyrtarë të tjerë të Komunës. Për këtë mbledhje ishte propozuar ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

  2. Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën 01 Janar – 31 Mars 2022

  3. Shqyrtimi i Draft-Statutit të Muzeut në Deçan dhe

  4. Të ndryshme

Sa i përket pikës së parë, pas diskutimeve dhe kërkesave për t’i bërë disa ndryshime dhe plotësime, miratohet procesverbali i mbledhjes së kaluar. Në lidhje me shqyrtimin e raportit financiar për periudhën 01 Janar – 31 Mars, pas pyetjeve lidhur me shpenzimet e bëra gjatë kësaj periudhe, drejtoresha për Buxhet dhe Financa ka dhënë sqarimet e duhura dhe pas shqyrtimit, kaloj edhe kjo pikë e rendit të ditës. Edhe pika e tretë e rendit të ditës, lidhur me Draft-Statutin e Muzeut të Deçanit, pas disa propozimeve për ndryshime të vogla, u votua në parim. Në të ndryshme, u ngritën për diskutim çështje të ndryshme në lidhje me rrugët dhe rregullimin e tyre, ndriçimin nëpër fshatra, për rregulloren e punës për biznese e çështje të ndryshme, për të cilat u përgjigjen Drejtorët e Drejtorive përkatëse.

Mbledhja e radhës do të mbahet muajin e ardhshëm.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …