Covid

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 2 mijë e 50 raste të reja, ndërsa janë shëruar 462 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  9 mijë e 194     testime  sa janë kryer  në nivel vendi, 2 mijë e 50  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur  asnjë i infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar  462  të infektuar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve  nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë ka arritur në është 159 mijë e 371. Numri i rasteve aktive është ngritur në 7 mijë  e  266 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Gjini: Kryeministri Kurti, Ideologjikisht është tipik anti-amerikan

Nënkryetari i AAK-së, z. Adrian Gjini, ka kritikuar kryetarin  e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për …