Sot nuk u shënua asnjë rast i vdekjes nga virusi korona, janë paraqitur 28 raste të reja, janë shëruar 25 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të  Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ka  njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 958 testime, 28 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin corona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 25 të infektuar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve, prej fillimit të pandemisë e deri tani, ka arritur  në 157 mijë e 317. Numri i përgjithshëm i  rasteve aktive në nivel vendi ka zbritur në 431 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …