Sot fillon zyrtarisht periudha e fushatës zgjedhore por partitë politike ende pa qëndrim unifikuar për zgjatjen e saj

Sot pëfundon afati për formimin e koalicioneve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Sot pëfundon afati për për të njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për formimin e koalicioneve për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kjo periudhë ka filluar më 24 nëntor. Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike. Partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jete certifikuar deri sa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike është njoftuar për formimin e dy koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhje, si në vijim:

– “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe

– Koalicioni VAKAT, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …