Sot përfundon afati për faljen e borxheve publike për personat juridikë dhe fizikë në Kosovë, të akumuluara prej datës 31 dhjetor, 2008. Ky afat ishte paraparë deri 1 shtator por meqenëse nesër është festa e Kurban Bajramit, ky afat përfundon sot pasdite. Përndryshe deri në muajin gusht ishin rreth 600 mijë raste, të cilët kanë përfituar nga falja e borxheve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
