Haxhi Shala: Opozita duhet çdo herë të jetë e bashkuar e fuqishme dhe të mos punojë ndaras

Haxhi Shala: Kuvendi konstituohet në fillim të shtatorit dhe Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, është i sigurt se në javën e parë të shtatorit të këtij viti do të konstituohet Kuvendi i Kosovës, me ç’rast Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar. Ai nuk ka dhënë shumë detaje se cili subjekt politik do ta mbështesë PAN-in për ta konstituuar legjislativin, por thotë se në bazë të bisedave me Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn e ka kuptuar një gjë të tillë. Këto komente Shala i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri” me ç’rast për vonesën e deritanishme për mosthemelimin e institucioneve qendrore e ka fajësuar LDK-në, “Vetëvendosjen” dhe PDK-në, të cilat, siç thotë ai, po udhëheqin politikë të inateve. “Për LDK-në deri më sot ishte e mirë PDK-ja, e cila i ndihmoi ta bëjë Isa Mustafën kryeministër, kurse sot thotë se nuk bën partia e Kadri Veselit. Të gjitha partitë duhet të kenë parime, në mënyrë që të mendojnë për të mirën e vendit e jo për vetveten”, ka thënë në mes tjerash Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …