Sot (më 28 shkurt 2017) në orën 15:00, në lokalet e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, do të përurohet libri FLAKË E PASHUAR i autorit, Hajrush Kurtaj, kryetar i OVL UÇK-së, në Kaçanik.Hajrush Kurtaj është vëlla i dëshmorëve, Xheladin Kurtaj dhe Danush Kurtaj. Ka qenë epror i lartë i luftës së UÇK-së më vonë i TMK-së dhe tani zyrtar i Ministrisë së FSK-së. Deri tani ka botuar: “Shungullon Gryka e Kaçanikut”, “Lufta e UÇK-së në Zonën Operative të Neredimes”, “Në rrugën e Lirisë” etj. Është bashkëpunëtor i Redaksisë, “Dëshmorët e UÇK-së” ku boton biografitë e dëshmorëve të rënë në Zonën Operative të Neredimës.
