Sot qëndruan për një vizitë në Radion-Kosova e Lirë, veprimtari nga Amerika, Shtjefën Gjoni, Gaspër Doda dhe Martin Çuni

Sot qëndruan për një vizitë në Radion-Kosova e Lirë, veprimtari nga Amerika, Shtjefën Gjoni, Gaspër Doda dhe Martin Çuni

Sot qëndruan për një vizitë në Radion-Kosova e Lirë, veprimtari nga Amerika, Shtjefën Gjoni, me origjinë nga Kosova, ish i burgosuri politik dhe i mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Gaspër Doda dhe reporteri i luftës i Radios-Kosova e Lirë, poeti e shkrimtari, Martin Çuni.

Në bisedë me drejtorin e Radios, Ahmet Qeriqi ata shfaqen respekt e mbështetje për programin kombëtar të kësaj radioje të luftës e të paqes në Kosovë, e cila ashtu si në të kaluarën edhe tani, transmeton një program të pasur me tema kombëtare nga historia e popullit shqiptar, nga e kaluara dhe e tanishmja, emisione të përditshme për dëshmorët e martirët e kombit, për personalitetet kombëtare dhe përgjithësisht për kulturën, muzikën, traditat  kombëtare e më tej.

Shtjefen Gjoni, Gaspër Doda dhe Martin Çuni  nga drejtori i Radios, Ahmet Qeriqi u njoftuan për punën dhe aktivitetin e Radios, e cila ka në vazhdimësi është përballur me probleme të shumta, por ia ka dalë falë përkushtimit të stafit, për të mos lejuar të shuhet ky zë i lirisë së Kosovës, zëri i vetëm çlirimtar gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili për ditë paralajmëronte fitoren historike kundër dhunës e barbarisë okupatore serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …