Me rastin e 24-vjetorit të dëbimit dhe largimit nga Kosova të një pjese të popullatës shqiptare, nga regjimi vrastar i Serbisë së Millosheviqit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99”. Ai tha se eksodi i vitit 1999, do të mbahet mend gjatë në memorien e tyre. Jemi këtu për t’i përkujtuar shqiptarët e Kosovës, të civilëve të zhvendosur me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe pa pas mundësi të marrin asgjë me vete por vetëm për ta shpëtuar jetën. Kjo zhvendosje nuk ka qenë aq e thjeshtë, këtu janë mbajt me javë të tëra burra, gra e fëmijë e pleq, tha Haradinaj. Llogaritet se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të ikur e të dëbuar nga forcat serbe, pas fillimit së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës.
