Sot të gjitha rrugët e Kosovës e të trojeve shqiptare, çojnë në Reçak, për të përkujtuar Masakrën e 15 janarit 1999

Sot Reçakut i mungojnë fizikisht bijtë e bijat, nënat e baballarët,  të cilët 27  vjet më parë  ranë në Altarin e lirisë, të vrarë dhe të masakruar nga regjimi terrorist serb i Millosheviqit, por kurrë nuk ka munguar as mungon dhembja, përkujtimi, nderimi,  respekti  për ta,  i liridashësve dhe liri-bërëve të Kosovës,  jo vetëm nëpër përvjetorë, por gjithnjë… Sot,  pesë vjet e më shumë,  Reçakut, në këto ditë përkujtimi   i mungojnë katër krerët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët më 15 janar të vitit 1999 ishin tok në luftën dhe rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Reçak e gjithandej ku luftohej, me heroizëm… Sot të gjitha rrugët e Kosovës e të trojeve shqiptare, pavarësisht acarit dimëror, çojnë në Reçak. Atje  kanë qenë edhe pushtetarët e sotëm,  me qëllim për të mbushur bateritë e patriotizmit. Atyre u duhet  Reçaku, jo për të rënët, por për vete, për të treguar patriotizëm, ndërsa para elektoratit, kurrë dhe asnjëherë nuk e përmendin gjakun e derdhur për liri si bazament i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës, madje kanë mohuar dhe mohojnë të arriturat epokale njëzet-vjeçare.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …