Më 17 shtator të vitit 1998, në Prishtinë, policia serbe kidnapoi dhe zhduku pa gjurmë, veprimtarin, Xhavit Haziri. Ai ishte njëri nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Qysh nga mosha e hershme mori pjesë në organizatat ilegale që luftonin për çlirim e ribashkim kombëtar, duke qenë njëri nga udhëheqësit më të merituar të strukturave drejtuese të këtyre organizatave. Më 26 nëntor të vitit 2010, Jakup Krasniqi, asokohe ushtrues i detyrës së kryetarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Xhavit Hazirin e kishte shpallur, Hero.
Kontrolloni gjithashtu
Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli ka paralajmëruar marrëdhënie të shkëlqyera të Kosovës me Ganen
Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka përshëndetur zgjedhjen e John Mahama Dramani …