Sot u diskutua lidhur me ndryshimin e Ligjit për të Pagjeturit

Sot u diskutua lidhur me ndryshimin e Ligjit për të Pagjeturit

Komisioni Parlamentar për të pagjeturit ka diskutuar sot për ndryshimin e Ligjit për të Pagjeturit. Për të dhënë informata para anëtarëve të Komisionit ka qenë i ftuar kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit Prenk Gjetaj. Anëtarët e Komisionit janë interesuar  për takimet mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në lidhje me të zhdukurit. I pyetur nga një deputete e AAK-së se nëse të pagjeturit duhet të quhen martir apo viktima civile, Gjetaj është përgjigjur se i quan të zhdukur. Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit dha edhe disa informata sa i përket punës gjatë vitit 2016 ku tha se janë realizuar 2 takime rajonale dhe 3 takime të grupit punues.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …