Brickos

Gjendje e tensionuar në koalicionin qeveritar Rama- Meta

Gjendje e tensionuar në koalicionin qeveritar Rama- Meta

Tensionet në koalicionin qeveritar të ditëve të fundit kanë çuar kryeministrin Edi Rama në zyrën e kryetarit të Kuvendit dhe bashkë aleatit të tij, Ilir Meta. Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë është parë të shkojë në zyrën e Metës, çka lë të kuptohet se ecuria e koalicionit, zërave të eksponentëve të PS- së dhe LSI- së do të jenë në qendër të bisedës mes tyre. Një ditë më parë, analistët politikë janë shprehur se tensioni i krijuar mes dy partive kryesore qeverisës është thjesht një “show” dhe besojnë se Ilir Meta do të qëndrojë në qeveri. Pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri lidhur me kanabisin, ka qenë një tjetër  ministër i LSI- së që ka akuzuar policinë e Durrësit se po bën ‘‘lojë të fortësh’’ me LSI- në. Menjëherë ka reaguar vetë kryeministri Edi Rama në një postim, ku shprehej se raporti i KE-së nxirrte policinë e shtetit si institucionin më të besuar të shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …