Apeli ka zgjidhur 130 raste kundër korrupsionit zyrtar gjatë vitit 2016

Apeli ka zgjidhur 130 raste kundër korrupsionit zyrtar gjatë vitit 2016

Gjykata e Apelit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë viti 2016 ka pasur në punë 174 lëndë kundër korrupsionit zyrtar. Prej tyre 17 kanë qenë të trashëguara nga vitet paraprake ndërsa 157 kanë ardhur gjatë viti 2016. “Më se shumti  lëndë, plot 100,  janë klasifikuar si vepër penale  – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar,  27- përvetësim në detyrë, 3 – mashtrim në detyrë, 21 – marrje e ryshfetit, 2- dhënie e ryshfetit, 10- ushtrim ndikimi, 2- nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, 4 – zbulim i fshehtësie zyrtare, po kaq edhe falsifikim i dokumentit zyrtar, ndërsa vetëm 1 arkëtim dhe pagesë e kundërligjshme”, ka njoftuar Gjykata e Apelit. Departamenti i Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, deri me 31 dhjetor të vitit të kaluar ka arritur t’i zgjidh 130 raste, ndërsa vitin 2017, e ka filluar me 44 raste të pazgjidhura. Gjykata e Apelit edhe në këtë vit do të vazhdoj t’i trajtoj me prioritet të gjitha lëndët e kësaj natyre, ka theksuar në fund të njoftimit kjo gjykatë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …