Qeveria e Kosovës ndau mjete për shërimin e Bardhyl Metës të LDK-së por jo për luftëtarin e UÇK-së, Jon Harrison

Qeveria e Kosovës ndau mjete për shërimin e Bardhyl Metës të LDK-së por jo për luftëtarin e UÇK-së, Jon Harrison

Luftëtari i UÇK-së, anglezi, Xhon Harrison, gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë pjesëtar i  Brigadës 138 – Agim Ramadani, në Zonën Operative të Dukagjinit. Ka disa vite që ai po përballet me një sëmundje të rëndë dhe po kërkon mjete financiare për shërim. Edhe pse është anëtarësuar  në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe ka marrë mirënjohje nga kryetari i saj, Isa Mustafa, atij ende nuk iu ka ofruar ndihma konkrete financiare, për t’iu shtuar një operacioni të kushtueshëm. Kohë më parë Qeveria ka ndarë mjete nga buxheti i Kosovës për shërimin e militantit të  LDK-së, Bardhyl Meta, i cili gjatë luftës ka jetuar me të gjitha të mirat në Gjermani. Për Jon Harrisonin i cili ka luftuar për çlirimin Kosovës, Qeveria nuk ka ndarë mjete për shërimin e tij.  Të kujtojmë me këtë rast se Jon Harrison ka marrë pjesë edhe në luftën e Bosnjës, ndërsa serbët ia kanë djegur në zjarr  bashkëshorten dhe fëmijët.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …