leoni

Sot u mbajt manifestimi kushtuar 26 Korrikut, Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes

Sot u mbajt manifestimi kushtuar 26 Korrikut, Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes

 Sot u mbajt manifestimi kushtuar 26 Korrikut, Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Shtimes. Me një varg aktivitetesh tematike, përkujtimore e kulturore, sot zyrtarë të komunës, veteranë e invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë liridashës përkujtuan 26 korrikun e vitit 1998, ditën e rënies dëshmor të luftëtarit të lirisë, Ruzhdi Salihu, në Zborc, që shënon edhe Ditën e Dëshmorëve të Shtimes me rrethinë.

Fillimisht u mbajtën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Vojnovc, Belinc, Carralevë, Therandë, Kleçkë dhe në Koshare.

Homazhe u mbajtën edhe te shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari, në qendër të qytetit.

Akademia përkujtimore u mbajt në Shtëpinë e Kulturës, ndërkohë që u bënë edhe vizita në sheshe, si  dhe aksioni për dhurimin e gjakut në fshatin, Rashincë.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Osmani: Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim do të dalë forca e dytë politike në Maqedoninë e Veriut

Kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka paralajmëruar se koalicioni Aleanca Kombëtare …