Brickos

Smajl Latifi: 5 VJET PA DHE ME ADEM DEMAÇIN

5 VJET PA DHE ME ADEM DEMAÇIN
Tërë jetën në shërbim të atdheut. U qëndroi besnik idealeve dhe qëllimeve të larta të lirisë dhe me qëndresën e tij mbeti shembull i papërsëritshëm në Evropë e më gjerë. Adem Demaçi jeton në shpirtin e secilt liridashës në kujtesën e shqiptarëve, për mënyrën se si luftoi, qëndroi dhe përballoi me kurajën e një burri me shpirtin e madh dhe qëndresën e pamposhtur. 28 vjet nëpër burgjet serbo-jugosllave, pa u thyer e penduar asnjëherë, kundrejt vuajtjeve dhe mundimeve që i përjetoi, megjithatë mbeti i pathyeshëm. Në historinë tonë, baca Adem mbetet luftëtar frymëzues, pishtar që ndriçon rrugën e lirisë, jo vetëm për bashkëkombësit e tij, por dhe për popujt që synojnë të çlirohen nga zgjedha e robërisë.
Brez pas brezi do të jetojë kujtimi i veprës atdhetare të këtij biri të madh të kombit shqiptar.
Baca Adem, trupin tënd e ruan toka jonë e përgjakur, kurse vepra jote është përmendore e skalitur në mendjet dhe zemrat tona.
Simbol i qëndresës kombëtare dhe i përkushtimit të atdhetarit të pashoq, me shpirtin e paepur për liri.
Baca Adem, nderime dhe lavdi përjetësisht!

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …