Ramush Haradinaj: Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, për Enver Zymerin ishin përtej jetës së tij

Ramush Haradinaj: Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, për Enver Zymerin ishin përtej jetës së tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymerin në 12-vjetorin e rënies. Ai ka thënë se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të shtetit, për Enver Zymerin ishin përtej jetës së tij. “12 vjet nga rënia heroike e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymeri. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të vendit, siguria e qytetarëve dhe mbrojtja e rendit dhe ligjit, për Enverin ishin përtej jetës së tij. Sakrifica e tij në shërbim të vendit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues, do mbetet frymëzim ndër breza”, ka thënë Haradinaj. “Në ditën memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës, nderojmë kontributin e të gjithë policëve që kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë në kryerjen e detyrave, në mbrojtje të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …