leoni

Specialja anulon seancat e javës së ardhshme në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata speciale në Hagë ka njoftuar se janë anuluar seancat e planifikuara për javën e ardhshme, në kuadër të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, seancat që ishin paraparë të mbaheshin nga 27 deri më 30 tetor 2025, në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, nuk do të zhvillohen. Gjykimi pritet të rinisë më 3 nëntor 2025, ndërsa seancat e radhës janë planifikuar të mbahen nga 17 deri më 20 nëntor 2025, sipas kalendarit të publikuar nga gjykata. Në njoftimin e gjykatës speciale thuhet: “Ju informojmë se janë anuluar seancat e planifikuara në çështjen Thaçi dhe të tjerët për javën e ardhshme. Gjykimi pritet të rinis më 3 nëntor, me seanca shtesë më 17–20 nëntor.” Rasti “Thaçi dhe të tjerët” përfshin ish-presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria gati të hyjë në BE pa të drejtë vetoje, synim anëtarësimi deri në 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se vendi i tij është gati të vazhdojë …