Gjykata speciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e përkohshëm të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së, Kadri Veseli, pavarësisht garancive të ofruara nga Policia e Kosovës. Sipas vendimit të Panelit, garancitë e Policisë së Kosovës nuk konsiderohen të mjaftueshme, me arsyetimin se ajo nuk ka qasje në të gjithë informacionin që lidhet me dëshmitarët e mbrojtur dhe personat në rrezik, prandaj nuk mund të vlerësojë në mënyrë efektive rreziqet e mundshme. Paneli po ashtu hodhi poshtë argumentin e mbrojtjes se shtyrja e afatit për shpalljen e aktgjykimit përbën ndryshim të rrethanave që do të justifikonte lirimin e Veselit. Sipas gjyqtarëve, shtyrja e vendimit nuk e zvogëlon rrezikun e mundshëm për pengimin e procedurave gjyqësore. Me këtë vendim, Kadri Veseli do të mbetet në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit, ndërsa kërkesat e mëparshme të mbrojtjes për lirim të përkohshëm janë refuzuar vazhdimisht nga Gjykata speciale në Hagë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
